Kosova ka vendosur sanksione të rrepta ekonomike ndaj Serbisë dhe Bosnjes duke vendosur taksë 100% për produktet e Serbisë dhe Bosnjes të importohen në Kosovë.

Kryeministri, Ramush Haradinaj është i vendosur ndaj vendimit dhe se taksa do të hiqet kur ta njeh Serbia Kosovën si shtet të pavarur, raporton Ballkani.info

Deputeit i AAK-së, Muharrem Nitaj ka shkruar në Facebook se Ramushin ka kërkuar ta shkarkojë Erdogani pastaj Vuçiqi dhe Daçiqi e tash Kurti dhe Avdullah Hoti.

Postimi i plotë i Nitajt

Vendimi i madh i Ramushit dhe Opozita

I pari që i është kërcënuar Ramush Haradinajt me shkarkim, ka qenë Erdogani.
I dyti Vuçiqi e Daçiqi, menjëherë pas tyre edhe Albin Kurti e Abdullah Hoti (lexo Isa Mustafa)!
Këta të fundit madje firmën e tyre në projektrezolutën që e kërkon shkarkimin e Haradinajt, e paskan vendosur vec një ditë pas vendimit me të rëndësishëm të një qeverie dhe një kryeministri në historinë e shtetit të Kosovës që ia bën “bllok” Serbisë!
Ani bre mshoni sa të mundeni, se Ramushi i ka shpatullat e gjëra dhe e duron, veç mos harroni se vendimi i tij është vendim që e ka marrë mbështetjen e popullit dhe ju sot flisni kot!
MN