Nita Latifi publikon prapaskenat e xhirimit të klipit të këngës “Tequila”

Në fund të vitit të kaluar, Nita Latifi e publikoi këngën “Tequila”, të cilën e kompletoi edhe nga ana vizuale.

Një këngë e pëlqyeshme me një videoklip interesant që u pranua mirë nga fansat e saj.

Tash, këngëtarja ka vendosur të sjellë një fragment nga prapaskenat e xhirimit të asaj videoje muzikore.

“Prapaskenat e këngës ‘Tequila’, e tregojnë më së miri ekipin e mrekullueshëm që i kam gjithmonë prapa! Ndihem me fat që i kam! Faleminderit për gjithçka!”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Në vazhdim, ajo i ka falënderuar të gjithë që të përfshirit në projektin e saj muzikor.

loading…