Nisma zyrtarizon kandidatin e parë për Asamble Komunale në Malishevë

Nisma gjatë ditës së sotme ka zyrtarizuar kandidatin për Asamble Komunale.

Kandidati i parë zyrtar është Sylë Dukolli që aktualisht është shef i asamblistëve të Nismës në këtë komunë.

“Syla një ekonomist me profesion është një nga zërat më kuptimplotë të Nisma Socialdemokrate në Asamblen Komunale prej vitit 2017”, thuhet ndër të tjera në postimin e Nismës në Malishevë.

Pikërisht komuna e Malishevës qeveriset që dy mandate nga partia e Fatmir Limajt.

Postimi i plotë:

Nisma Socialdemokrate dega në Malishevë ka filluar të zyrtarizoj kandidatët për Asamble Komunale për zgjedhjet lokale që do mbahen me 17 tetor 2021.

Kandidati i parë që u zyrtarizua nga kryesia e  Degës me besimin e plotë nga Nëndega e fshatit Bubavec është Sylë Dukolli.

Syla një ekonomist me profesion është një nga zërat më kuptimplotë të Nisma Socialdemokrate në Asamblen Komunale prej vitit 2017.

Profili i tij karakterizohet si njeriu model dhe  i dëshmuar në të gjitha proceset që ka kaluar vendi në dekadat e fundit.

Me Sylën dhe kandidatët tjerë,Nisma Socialdemokrate do të jetë zëri më i fuqishëm qytetar i Malishevës për katër vitet e ardhshme.

#meNISMASocialdemokrate

#meSylëdukollin

#përfitoreneMalishevës.