Nisma tregon sesi nuk ju numëruan votat (FOTO)

KQZ ka marrur vendim për rinurimin e 515 qendrave të votimit për shkak të dyshimit se ka pasur parregulëësi.

Koalicioni NISMA-AKR-PD nuk ka arriut ta kalojë pragun, madje pas numërimit të votave me postë ky koalicion ka 4.99% të votave, transmeton Ballkani.info.

Kryetari i Degës së Nismas Socialdemokrate në Drenas, Isa Xhemajlaj ka publikuar një fotografi që tregon sesi Nismas nuk i janë numëruar votat.

“Raste të tilla ka edhe në Abri, Arllat,Nekoc,Komoran dhe shumë qendra tjera votimi”, ka shkruar ndër tjerash. /Ballkani.info/

Postimi i plotë:

Ky është vetëm një shembull nga dhetra të tillë se si qëllimshëm dëmtohet NISMA në Drenas.
Besoj që Prokuroria duhet ti intervistoj Komisionerët dhe menaxherin e KKZ- së në Drenas për anëshmerinë e tyre politike gjatë zgjedhjeve dhe devijimin e qëllimshëm të vullnetit të qytetarëve.
Raste të tilla ka edhe në Abri, Arllat,Nekoc,Komoran dhe shumë qendra tjera votimi.
Kjo dukuri e vjedhjes së votave që po na përcjell në Drenas në të gjitha zgjedhjet Lokale dhe Qëndrore duhet të marrë fund.

loading…