NISMA tregon arsyen pse nuk garon në zgjedhjet 15 marsit në Podujevë

Nisma Socialdemokrate njoftoi se në konsultim me degën dhe strukturat e saja në Podujevë, nuk ka kandiduar asnjë kandidat për kryetar të kësaj komune.

Sipas Nismës, një ndër arsyet që nuk ka kandiduar asnjë kandidat, është mandati i shkurtë që do ta ketë kryetari i ri.

“Nisma në Podujevë ka nxjerrë një rezultat relativisht të mirë në zgjedhjet e 6 tetorit, për çfarë i përgëzon degën dhe strukturat tona në këtë qytet. Nisma në Podujevë është shtrirë dhe ka strukturat e saj në çdo cep të kësaj komune”, thuhet në komunikatë.

Nisma ftoi strukturat në Podujevë të jenë aktive dhe të fillojnë parapërgatitjet për zgjedhjet komunale që do të mbahet vitin e ardhshëm.

Në lidhje më qëndrimin që do të mbajë në zgjedhjet e 15 marsit dhe nëse do të mbështesë ndonjë prej kandidatëve për kryetar, Nisma thotë se do t’i përcjellë me kujdes dhe në kohë d o ta njoftojë opinionin publik.