Nisma: Nuk ka arsye që deputetët të mos e miratojnë buxhetin

Shefi i grupit parlamentar të Nisma-AKR-6+, Endrit Shala tha se nuk ka asnjë arsye dhe asnjë justifikim që deputetët mos ta miratojnë buxhetin për vitin e ardhshëm.

“Asnjë arsye tjetër nuk ka justifikon neve si deputetë në raport me nevojën e qytetarit dhe sektorit publik e privat. Ata i duan pagat e tyre, i duan të marrin pagat për detyrat dhe punën që e kryejnë për Kosovën. Ne si parlament duhet ta kryejmë detyrën tonë, miratimin e këtij buxheti dhe mos të rrezikojmë bllokimin e vendit”, tha ai.