Nisma në “festë”, nuk zbulojnë se për çka bëhet fjalë

Shefi i grupit parlamentar të Nismës, Haxhi Shala gjatë ditës është parë në shoqërinë e bashkëpartiakëve të tij. 

Është ish zëvendësministri nga kjo parti, Vesel Krasniqi që ka publikuar një fotografi së bashku me Shalën me përshkrimin “Diçka po festohet”.

Ndërkohë që pyetjet në komente kanë qenë të shumta, asnjë nga të etiketuarit në fotografi nuk kanë treguar se për çfarë bëhet fjalë.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, në një emision televiziv, Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, ka folur për një aktivizim më të madh të Nismës përbrenda Kuvendit, duke thënë se nuk përjashtohet mundësia që opozita e tashme t’i përdorë metodat që i ka përdorur partia e kryeministrit Albin Kurti – nga gazi lotsjellës e deri tek hedhja e vezëve në Kuvendin e Kosovës.