Nisma mban sot Konventën Politike: Veprat flasin

Nisma Socialdemokrate ka bërë të ditur se sot do të mbajë Konventën Politike.

Sipas njoftimit nga partia që udhëhiqet nga kryetari Fatmir Limaj, konferenca fillon në ora 14:00 në Hotel Emerald.

“Të nderuar përfaqësues të mediave, Ju njoftojmë se, sot, datë 30 tetor 2022 (E Diel), do të mbahet Konventa Politike e Nismës Socialdemokrate. Kjo Konventë Politike do të mbahet në “Hotel Emerald”, duke filluar nga ora 14:00. Ftojmë mediat që ta përcjellin këtë ngjarje”, thuhet në njoftimin e tyre.

Nisma është aktualisht jashtë Kuvendit të Kosovës.

Njoftimi i plotë:

FTESË PËR MEDIA

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Ju njoftojmë se, sot, datë 30 tetor 2022 (E Diel), do të mbahet Konventa Politike e Nismës Socialdemokrate.

Kjo Konventë Politike do të mbahet në “Hotel Emerald”, duke filluar nga ora 14:00.

Ftojmë mediat që ta përcjellin këtë ngjarje.