Sot, presidenti Thaçi i është drejtuar bartësve të koalicionit fitues të zgjedhjeve të fundit përmes një shkrese zyrtare, ku ka kërkuar nga Veseli propozimin e një mandatari të ri për kryeministër.
Në anën tjetër, deputeti i NISMA-s, Zafir Berisha në një prononcim për Ballkani.info ka thënë se kërkesën e presidentit drejtuar Veselit, e sheh si tendencë për të fituar kohë.
“Kërkesën e Thaçit drejtuar Veselit e shoh si tendencë për të fituar kohë, sepse rrethanat politike janë të tilla që nuk mund të pasë institucione të qëndrueshme pa shkuar në zgjedhje”, ka thënë Berisha.
Kujtojmë se për kërkesën e presidentit ka folur edhe deputeti nga radhët e AAK-së, Muharrem Nitaj, i cili ka thënë se Thaçi është duke shfrytëzuar procedurat e tij kushtetuse. /Ballkani.info







