Nisma e Limajt nis fushatën me ndërtimin e shtëpive

Në komunën e Lipjanit gjatë ditës është vënë gurthemeli për fillimin e ndërtimit të 273 shtëpive për komunitetet joshumicë.

Për vënien e këtij gurthemeli të pranishëm ishin Fatmir Limaj, Skender Reçica, deputetë e qytetarë.

Zëvendëskryeministri në detyrë, njëherësh kryetar i Nismës Social Demokrate tha se projektin për ndërtimin e 273 shtëpive po e fillojnë në Lipjan, dhe se ky është një projekt madhor. Ai tha se ndihet krenar që premtimi i tyre për ndërtimin e 273 shtëpive po realizohet.

E ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica tha se ky ka qenë një premtim dhe po ashtu edhe një përkushtim që secilit qytetarë të Kosovës t’i ofrohet ndihmë kur ka nevojë.Për këto 273 familje që brengë kryesore e kanë kulmin mbi kokë, ministri tha se nga sot do të frymojnë për lirshëm.

Reçica u zotua që do të punojnë edhe për aftësimin e komuniteteve për tregun e punës.

Për këtë deputeti Etem Arifi u shpreh falënderues.

Nënkryetari i komunës së Lipjanit për komunitete, Lulzim Qerimi tha se komuniteti i ashkalinjve ka nevojë edhe për projekte tjera.

Në bazë të këtij projekti, 12 familje të komunitetit joshumicë në Lipjan do të bëhen me shtëpi.

loading…