Gazetari Valon Syla, ka reaguar pas nisjes së fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit, duke u shprehur se Partia Demokratike e Kosovës, është shfaqur mjaftë e  mobilizuar për një rikthim të fuqishëm.

Syla, është shprehur edhe se, kryetari i kësaj partie Memli Krasniqi, dhe kandidati i saj për kryeministër, Bedri Hamza, e kanë bërë organizimin e fillimit të fushatës së kësaj partie, me stil dhe me shije, duke bërë kështu që shumë simpatizantë të saj të mbesin jashtë.

‘‘Oooo zemra mal. Moti ma fort e ma të mobiluzuar si kam pa miqt e mi të opozitës.

PDK me Bedri Hamzën dhe Memli Krasniqin aq me shije e me stil e kishin mbush sa që 2000 veta kishin mbetur jashtë. Për listë mos të flas se është ma e mira.

PDK kështu se kam pa as me 2017, as me 2019 e as me 2021… një rikthim i fuqishëm.

Bravo miq”, ka shkruar ai.