Nisin xhirimet, jeta e Ferdonije Qerkezit do të bëhet film

Lufta e fundit në Kosovë ka qenë me pasoja të mëdha.

Shumë persona kanë humbur më të dashurit e tyre, ku disave ende nuk iu kanë gjetur as eshtrat.

Së shpejti do të publikohet një film dedikuar të gjithë atyre që kanë humbur të afërmit e tyre gjatë kësaj periudhe të tmerrshme.

Kështu ka bërë të ditur producenti Edi Kastrati përmes një postimi në Facebook.

Ky film do të jetë i bazuar në jetën e nanës Ferdonije Qerkezi e cila ende vuan për bashkëshortin dhe 4 djemve të zhdukur nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.