Nisin punimet për autostradën Nish-Merdare, Vuçiq: Do të vendosen lidhje më të mira për serbët dhe shqiptarët

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq mori pjesë sot në ceremoninë e hapjes së punimeve për ndërtimin e autostradës Nish-Merdare, në gjatësi prej 76.3 kilometrash.

Me këtë rast Vuçiq tha se kjo autostradë do të ndihmojë në zhvillim, por edhe që të vendos lidhje më të mira për serbët dhe shqiptarët.

“Kjo është rruga e shpëtimit për njerëzit tanë nga Graçanica, të cilët do të mund të arrijnë në Serbi në kohën më të shkurtër të mundshme”, tha Vuçiq.

Sipas tij kjo autostradë do të mundësojë edhe marrdhënie më të ngushta të serbëve me shqiptarët.