Milovan Stankoviq

Nisin propagandat në Beograd – Flet dëshmitari i parë kundër Remit dhe Grupit të Llapit

Në kohën kur Gjykata Speciale është duke bërë ftesa për ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mediat beogradase janë aktivizuar duke marrë dëshmitarë që ishin pjesë e luftës në Kosovë.

Është Milovan Stankoviq i cili, në një intervistë për gazetën “Kurir”, foli rreth, siç thotë ai, rrahjeve nga Grupi i Llapit.

Ai shpjegoi se ishte burgosur nga grupi i Podujevës i udhëhequr nga Rrustem Mustafa, i njohur si komandant Remi, transmeton Indeksonline.

“Unë kam qenë një pylltar. S’kam pas ndonjë faj dhe për këtë nuk kisha ndonjë frikë. Më 2 gusht 1998 filloi ferri për mua duke më mbajtur 59 ditë të mbyllur”, është shprehur ai.

Ndryshe, ditë më parë është konfirmuar edhe zyrtarisht se Rrustem Mustafa i grupit të Llapit do të jetë i ftuari i parë nga Specialja.

Deri më tani ka shkuar në 7 numri i ish-pjesëtareve të UÇK-së që kanë marrë ftesë nga Specialja.