Nisin procedurat për ndërtimin e teleferikut nga Marashi në Kalanë e Prizrenit

Një teleferik pritet të ndërtohet së shpejti në Prizren.

Komuna ka nisur procedurat e para për të jetësuar projektin që do të bartë qytetarët nga Marashi në Kalanë e Qytetit.

Për ndërtimin e teleferikut janë shprehur të kënaqur qytetarët e Prizrenit.

Kreu i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thënë se shpreson që çdo gjë të shkojë mirë dhe të mos ketë vonesa.

“Do të varet nga modaliteti si do të bëhet, varësisht nga modaliteti, munet me u bo shumë shpejt, mundet me u zgjatë shumë.

Teleferiku pritet të vendoset prapa Kalasë së Prizrenit do të jetë i gjatë rreth 300 metra.