Nisin përplasjet e para, Konjufca thotë se gjuhën e Abdixhikut nuk e kupton askush në Kosovë

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca thotë se bashkimi kombëtar me Shqipërinë është i pamundshme të ndodhë në këto rrethana.

“Bashkim Kombëtar a e din pse nuk ka, veç pse nuk është i mundshëm në këto rrethana, jo pse nuk don kombi shqiptar, por është e pamundshme. Por, Abdixhiku po thotë s’duhet, këtë nuk e merr vesh kërkush”, shtoi Konjufca.

Ai ka folur për deklaratën e liderit të LDK’së, Lumir Abdixhiku se ideja e Albin Kurtit për bashkim të Kosovës me Shqipërinë, ka të bëjë më zhbërjen e shtetit të Kosovës.

Konjufca thotë se Abdixhiku ia ka huqur sa i përket kësaj temë.

“Unë mendoj që rritja e bashkëpunimit me Shqipërinë absolutisht nuk është zhbërje e shtetit të Kosovës, është krejtësisht e huqur nga zotri Abdixhiku. Nuk e di përmes kësaj gjuhe, cilëve qyetarë të Kosovës synon t’ju flet. Gjuhën e zotrit Abdixhikut kërkush në Kosovë nuk e kupton”, tha Konjufca në Rubikon.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një intervistë për një media në Shqipëri pati hënë se në rast se do të mbahej ndonjë referendum për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, ai do të votonte pro.

Por, Konjufca thotë se ligji për referendum duhet të bëhet përbrenda mandatit .

“Ligji për referendum duhet të bëhet përbrenda mandatit. Referendumin njëherë duhet ta ketë, për cilin referendum, i çfarë llojit, duhet të koordinohemi me Shqipërinë. Unë konsideroj që një referendum të tillë (bashkimi me Shqipërinë) do t’i vinte koha të diskutohej kur ushtrimi i sovranitetit të Kosovës nuk do të dallonte në asnjë pjesë të Kosovës”, tha Konjufca.