Nisin përkrahjet për Kosovën, anëtarësimin në NATO e mbështet Kroacia

Kosova ka marrë mbështetjen nga Kroacia për anëtarësim në NATO.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, Armend Mehaj.

Ai tha se ka pasur një bisedë telefonike me homologun e tij kroat, ku janë pajtuar se vendet e Ballkani Perendimor me orientim euroatlantik duhet të jenë të bashkuara në tejkalimin e çdo sfide që mund të cenoj sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.

“Gjithashtu nga Ministri Banozic mora zotimin e tij për angazhim dhe mbështetje maksimale nga autoriteti i tij dhe Republikës së Kroacisë në synimin tonë për anëtarësim në NATO, në proces të përshpejtuar”, ka shkruar ndër të tjera Mehaj.

Postimi i tij i plotë: