Qeveria e Kosovës ka miratuar në mbledhjen e sotme Udhëzimin Administrativ për ndryshimin dhe plotësimin e udhëzimit administrativ për masat e veçanta për regjistrimin e pronës së paluajtshme të përbashkët në emër të dy bashkëshortëve.

Plotësim ndryshimet e udhëzimit, sipas njoftimit për media të Qeverisë së Kosovës, rregullojnë mundësinë stimuluese të regjistrimit të pronës në emër të dy bashkëshortëve për të siguruar pjesëmarrjen e barabartë të gruas dhe burrit në të drejtën e pronës së paluajtshme të përbashkët.