Nisin largimet nga Nisma edhe në Prishtinë, Jakup Ismaili: T’i bashkohemi të gjithë AAK-së

Shokë në luftë, e këtë shoqëri Fatmir Limaj e Haxhi Shala e mbajtën edhe pas luftës së fundit në Kosovë.

Rrugën politike e bënë bashkë, por kjo rrugë politike u nda, tashmë dy këta do të jenë rival politikë.

Ndarja e rrugëve në kohë paqe mes dy ish-bashkëluftëtarëve nuk ishte veçse një largim, kjo meqë shkaktoi edhe telashe në partinë e Limajt.

Pas largimit të deputetit Shala nga Nisma, Shalës i kanë shkuar pas edhe shumë figura të rëndësishme të NISMA’s, kështu Haxhi Shala mori pas vetes edhe kryetar të degëve, anëtar të kryesisë qëndrore, kryetar të rinive në degë të ndryshme dhe anëtar e simpatizant të shumtë.

E duket se efekti i Haxhi Shalës nuk po ndalet dot. Sot, kryetari i nëndegës së Nismës në Veternik dhe në Lagjen e Spitalit, Jakup Ismaili ka njoftuar se do t’i bashkohet Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës (AAK).

Ai iu ka bërë thirrje të gjithë përkrahësve që t’i bashkohen AAK-së.

Postimi i plotë:

Të dashur familjar,miq,koleg dhe ju aktivist të Nismes social demokrate që deri tash kemi rrugetuar bashk,nga sot mbaron aktiviteti imë në ketë subjekt politik.

Sot jap doreheqje nga kryetari i nendeges së Veternikut,L.Spitalit.

I ftoj të gjithë perkrahesit e nendeges dhe perkrahesit tjerë të më bashkohen në Aleancen për Ardhmerinë e Kosoves(AAK)

Rrugetimin timë do ta vashdojë së bashku me z.Haxhi Shala, gjeneralin e fjales.