Një 11 vjeçare ka vdekur pasi që ka rënë nga ballkoni i katiti të katërt të një ndërtese në rrugën “Shaqir Tershani” në Shtime.

Ngjarja ka ndodhur të premten.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ndihma e shpejtë mjekësore, dhe sipas tyre kanë nisur hetimet për vdekjen e vajzës, përcjell Ballkani.info.

“HETIM MBI VDEKJEN/Rr. Shaqir Tershani, Shtime 30.09.2022 – 14:35. Është raportuar se viktima femër kosovare e moshës 11 vjeçare ishte rrëzuar dhe ra në tokë nga ballkoni i banesës së katit të katërt. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ndihma e shpejtë mjekësore, viktima është dërguar në Qendrën Emergjente në Shtime dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e saj.

Sipas policisë me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion./Ballkani.info/