Nisën sot evakuimet, komandanti në fabrikën e Mariupolit: Nuk do të dorëzohemi

Pavarësisht lajmeve se 100 civilë po udhëtojnë nga uzina e çelikut Azovstal e Mariupolit të shkatërruar nga lufta për në territorin e kontrolluar nga ukrainasit, një nga komandantët atje thotë se vijon të ketë ende shumë të plagosur.

“Ka ende të plagosur në uzinë. Ata nuk janë evakuuar ende, por shpresojmë se do të largohen nga këtu. Gjendja e tyre është e rëndë, kanë nevojë për trajtim të duhur mjekësor, ushqim të duhur për t’u rikuperuar”, i tha BBC-së Svyatoslav Palamar, zëvendës komandant i regjimentit Azov.

Ka problemet me ushqimin dhe ujin, tha ai më tej. Përveç shpresës që civilët e mbetur të evakuohen, ai theksoi, se janë gatshëm të luftojnë dhe nuk synojmë të dorëzohen.

Palamar shpreson që zyrtarët ukrainas dhe udhëheqësit e vendeve të tjera “do të bënin gjithçka të mundshme për të evakuuar garnizonin tonë nga Mariupol”. /abcnews.al