Nis takimi Thaçi-Lajçak

Ka nisur takimi në mes të presidentit Hashim Thaçi dhe emisarit evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, i cili është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Kosovë.

Gjatë ditës së djeshme Lajçak u takua me kryeministrin e vendit, Avdullah Hotin dhe kryekuvendaren, Vjosa Osmanin.

Vizitat me krerët shtetërorë e partiakë, Lajçak pritet t’i vazhdojë edhe sot.

Lajçak sot do të takohet ndaras me presidentin, Hashim Thaçi, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, me liderin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn, peshkopin e Ipeshkvisë së Rashkës dhe Prizrenit, Teodosije, kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj, liderin e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, kreun e Listës Serbe, Goran Rakiq, përfaqësuesit e minoriteteve, si dhe takim me deputetin e PDK-së, Enver Hoxhajn.

Dialogu Kosovë-Serbi i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian është bllokuar për shkak të Asociacionit. Pala kosovare nuk ka pranuar që të dialogojë për këtë temë, derisa, për të njëjtën kanë insistuar në Beograd.