Nis takimi te Haradinaj, Veseli nuk merr pjesë

Para pak minutash ka nisur takimi që e ka ftuar kryeministri në dorëheqje dhe njëherit kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj me liderët e partive politike me të cilët ishte në koalicion qeverisës.

Këtij takimi i janë përgjigjur pozitivisht lideri i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj dhe ai ai i AKR-së Behgjet Pacolli, por jo edhe Kadri Veseli i PDK-së.

Ky takim është ftuar pas situatës të krijuar politike pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.

Në ndërkohë, presidenti Hashim Thaçi akoma nuk i ka ftuar partitë politike në konsulta, ndonëse ishte paralajmëruar se një gjë e tillë do të ndodhë këtë javë.

loading…