Nis takimi Rama-Lavrov

Në Moskë ka nisur takimi, që mund të cilësohet si historik, mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë Sergey Lavrov.

Temë kryesore e takimit Rama-Lavrov – që parashikohet të zgjasë rreth 45 minuta – pritet të jetë Ukraina dhe vendet e tjera të krizës.

Kryeministri shqiptar është duke e realizuar këtë vizitë zyrtare në kryeqytetin rus në cilësinë e Kryesuesit të OSBE-së.

Kjo është vizita e parë e një kryeministri shqiptar në Rusi pas shumë vitesh.