Ka nisur takimi mes Kreut të LDK’së, Isa Mustafa dhe atij të AAK-së, Ramush Haradinaj në Kuvendin e Kosovës, ndërsa së shpejti pritet të nënshkruhet koalicioni mes dy palëve.

Mustafa e Haradinaj janë duke diskutuar çështjen e finalizimit të marrëveshjes bashkëqeverisëse, koalicion ky që do të mundësonte krijimin e Qeverisë së re.

Ndryshe, Haradinaj më herët mbajti mbledhje me partinë e tij ku morën pjesë kryesia e ngushtë dhe grupi parlamentar.

AAK ka propozuar emrat për ministra në Këshill Drejtues. Ramë Likaj, Blerim Kuçi, Selim Selimi dhe Meliza Haradinaj pritet që të propozohen ministra.

Ndërsa zëvendëskryeministër nga kjo parti do të jetë Besnik Tahiri.

Ndryshe, sot gjatë ditës mund të nënshkruhet marrëveshja e koalicionit në mes të LDK’së, AAK’së, NISMËS, AKR’së, minoriteteve e Listës Serbe.