Kurti-Stoltenberg

Nis takimi Kurti-Stoltenberg

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Stoltenberg me kreun e Qeverisë takohet pas presidentes Vjosa Osmani me të cilën mbajti edhe një konferencë për media.

Osmani ka thënë se nëse Serbia nuk përballet me asnjë masë, do të inkurajohet për sulme të tjera.

Në anën tjetër shefi i NATO-s ka thënë se paqja dhe siguria nuk duhet të rrezikohen ndërkaq ka mirëpritur propozimin e fundit për Asociacion.