Ka nisur takimi i kreut të PDK-së, Memli Krasniqi me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Paradite në Presidencë ishte kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Në këto takime prezent ishte edhe shefi i AKI-së, Petrit Ajeti.

Pas takimit do të ketë deklaratë për media.

Ndryshe, Osmani po zhvillon takime e krerët e opozitës pas sulmit terrorist nga ana e Serbisë në veri të Kosovës. /Ballkani.info/