Ka nisur takimi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin e Kosovës.

Kryetari i këtij subjekti, Isa Mustafa pritet që t’ua paraqes deputetëve të tij platformën për qeverinë e re.

Gjithashtu, atyre do t’i bëhet e ditur emrat e ministrave të kabinetit qeveritar të Avdullah Hotit.

Poashtu, aty do të bëhen të ditura emrat e kabinetit qeveritar.

Ndërkohë, mësohet se seanca për votim të kësaj qeverie pritet të mbahet të mërkurën, pas takimeve me grupet parlamentare të partive që pritet ta votojnë.