Në Bruksel

Nis takimi i Mogherinit me liderët e Ballkanit Përendimor

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, ka nisur takimin e saj në Bruksel me liderët e Ballkanit Përendimor.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Twitter nga zëdhënësja e Mogherinit, Maja Kocijançiq.

Në këtë takim po merr pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe ai i Serbisë, Aleskander Vuçiq.

“Arritjet e këtij viti, zhvillimet e fundit si dhe diskutimi mbi të ardhmen janë temë e kësaj mbledhjeje”, bërë të ditur Koçijancic.

Ndërkaq, para takimt, presidenti i vendit u ka bërë thirrje partive politike kosovare që të bashkohen rreth procesit të dialout, ngase sipas tij, vetëm të bashkuar mund të arrihet një marrëëveshje më e mirë.