Nis takimi i Kurtit me zyrtarët amerikanë

Kryeministri Albin Kurti, ka filluar takimin me Ndihmës Sekretaren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar.

Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, delegacioni amerikanë tashmë ka vazhduar takimin me kreun e ekzekutivit, Albin Kurti, raporton Demokracia.com.

Siç është bërë e ditur më herët në njoftimin e kryeministrisë, pas këtij takimi pritet të ketë edhe konferencë për medie