Në Qeverinë e Kosovës po mbahet takimi i Këshillit Ministror për Integrime Evropiane.

Në këtë takim po marrin pjesë kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj si dhe ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha.

Në këtë takim, ndër të tjera pritet të diskutohet edhe për prioritetet e ERA2.

Po ashtu, edhe liberalizimi i vizave pritet të jetë temë diskutimi e këtij takimi.