Nis takimi i Hotit me komisionerin Varhelyi

Kryeministri i vendit Avdullah Hoti ka pritur në takim komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi.

Varhelyi do të mbajë një konferencë të përbashkët me kryeministrin Hoti në ora 10:25, në ndërtesën e Qeverisë.

Po ashtu komisioneri në ora 11 e 15 do të mbajë një fjalim para deputetëve në Kuvendin e Kosovë.

Komisioneri Varhelyi po qëndron për vizitë në Kosovë.