Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tashmë ka arritur në kryeministri për t’u takuar me kryeministrin, Albin Kurtin. Ai është i shoqëruar edhe me nënkryetarin e partisë, Lutfi Hazirin.

Në këtë takim do të diskutohet për dialogun Kosovë-Serbi,pasi që kryeministri Kurti ka deklaruar që për këtë çështje do të koordinohet edhe me partitë opozitare.

Gjatë ditës së djeshme kryeministri Kurti është takuar edhe me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ky i fundit pas takimit ka deklaruar se në dialog duhet të përfshihet edhe Amerika.

Ndryshe, kryetari në detyrë i PDK, Enver Hoxhaj ka refuzuar kërkesën e Kurtit për t’u takuar.