Në Kuvend
Nis shqyrtimi i ligjeve për ushtrinë
Kuvendi i Kosovës nis shqyrtimin e tri projektligjeve të propozuara nga Qeveria për FSK-në.
Krejt kjo pas mocionit të shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, që këto tri projektligje të hynë menjëherë në rend dite. Mocioni nuk kaloi në votimin e parë.
Aty reagoi kryeministri duke kërkuar që edhe një herë të votohet mocioni, i cili morri shumicën e votave të deputetëve.