Nis shkolla në Shqipëri, 22,000 fëmijë fillojnë klasën e parë

Nis sot viti i ri akademik para universitar në Shqipëri.

Janë rreth 450,000 nxënës, prej të cilëve 70,000 në kopshte, 280,000 në arsimin 9-vjeçar dhe 100,000 në gjimnaze që këtë të hënë ulen në bankat e rreth 1,700 shkollave në të gjithë vendin.

Bashkë me nxënësit janë edhe rreth 23,000 mësues që rifillojnë procesin mësimor në shkollat e vendit. Për herë të parë, në institucionet arsimore do të ulen rreth 22,000 fëmijë, një pjesë prej të cilëve (për shkak të ndryshimeve të fundit) edhe pa mbushur 6 vjeç.

Risi e këtij viti arsimor është se fëmijët në Shqipëri dhe Kosovë do të mësojnë me një abetare të përbashkët.

Ndryshe nga dy vitet e shkuara, nxënësit do të paraqiten në shkolla pa masat kundër Covid-19, por në institucione gjithsesi do të jenë të pranishëm dezinfektantët dhe termometrat për çfarëdolloj rasti.