Ka nisur seanca e sotme plenare në Kuvendin e Kosovës.

Janë 16 pika në rendin e ditës të cilat do të shqyrtohen sot.

Shumica e këtyre pikave kanë të bëjnë me ratifikime të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe me formime të komisioneve ad-hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të disa institucioneve të pavarura.

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, e mori fjalën për të propozuar shtimin e disa pikave në rendin e ditës.