Nis seanca për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka filluar seanca e parë shqyrtuese për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, i cili u vra më 16 janar të 2018-tës para partisë së tij në veri të Mitrovicës.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte ngritur aktakuzë më 2 dhjetor të këtij viti ndaj gjashtë personave që dyshohet se morrën pjesë në vrasjen e Ivanoviqit.

Të akuzuarit janë e Nedelko Spasojeviq, Marko Rosiq, Silvana Arsoviq, Dragisha Markoviq Zharko Jovanoviq dhe Rade Basara.

Kryetar i trupit gjykues në këtë çështje penale është gjyqtari special Valon Kurtaj, ndërsa Prokurori Special është Blerim Isufaj.

Oliver Ivanoviq mëngjesin e 16 janarit u qëllua me pesë plumba në hyrje të selisë të partisë.

Ish lideri i serbeve të Kosovës fillimisht është gjetur i plagosur nga disa nxënës që po shkonin në shkollë.

Më pas është lajmëruar për rastin edhe Policia e Kosovës.