Nis seanca, në rend dite tërheqja nga Trusti

Ka nisur seanca plenare e Kuvendit të Kosovës.

Në seancën e parë, e cila është vazhdim i seancës së kaluar, janë planifikuara 5 pika të rendit të ditës.

Ndërsa seanca e dytë pritet të nis në ora 11:00 me 20 pika të rendit të ditës.

Pika e tetë e seancës së dytë është paraparë shqyrtimi i parë i Projektligjit që mundëson tërheqjen e deri 30 për qind të mjeteve nga Trusti.

Partitë opozitare sërish kanë apeluar Lëvizjen Vetëvendosje që të votojnë “pro” tërheqjes së mjeteve të Trustit. Por, partia që udhëheq e vetme dhe ka numrin me të madh të deputetëve është shprehur kundër miratimit të këtij projektligji.

Partia Demokratike e Kosovës, si sponsorizuese e këtij projektligji, ka kërkuar nga deputetët e të gjitha partive politike që në seancën e Kuvendit të Kosovës të votojnë pro pikës për tërheqjen e mjeteve nga Trusti, për t’i ndihmuar qytetarët e Kosovës të cilët nga fillimviti 2020 po përballen me krizën financiare.