Nis seanca ndaj veteranëve të UÇK-së, vetëm tetë prej tyre të pranishëm
Nga 11 veteranët dhe invalid të UÇK-së vetëm tetë prej tyre janë paraqitur para Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku akuzohen për organizimin e një proteste në gusht të vitit 2015.
Pjesë e aktakuzës janë Xhevdet Qeriqi dhe dhjetë veteranë të tjerë.
Seanca ka nisur dhe po procedohet nga gjykatësja Lumnije Krasniqi dhe Prokurori i Shtetit, Menduih Kastrati.