“Thaçi shijon çajin”, nis seanca në Gjykatën Speciale ndaj krerëve të UÇK-së

Ka nisur seanca gjyqësore ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë caktuar kalendarin e seancave për javën e dytë dhe të tretë të muajit shtator.

Konferenca e radhës mbi ecurinë në çështjen kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ka nisur dhe do të diskutohen të gjitha temat që ndërlidhen me shpalosjen e materialeve, hetimet e mbrojtjes dhe të Prokurorisë e detaje të tjera.