Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ka filluar seanca plenare për zgjedhjen e Qeverisë teknike, me çka Talat Xhaferi pritet të zgjidhet kryeministër i parë shqiptar.

Në sallë janë 108 deputet, prej të cilëve 67 kanë votuar pro rendit të ditës, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Kjo seanca me një pikë të vetme të rendit të ditës – zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila do të funksionojë deri në zgjedhjen e qeverisë së re në zgjedhjet parlamentare të planifikuara për 8 maj.

Në programin e publikuar në faqen e Kuvendit, ndër të tjera, shkruhet se prioritet kryesor i Qeverisë është përgatitja dhe organizimi i zgjedhjeve të rregullta presidenciale dhe parlamentare të lira, të ndershme dhe demokratike të 24 prillit dhe 8 majit.

Talat Xhaferi në cilësinë e mandatarit i ka dorëzuar në Kuvend emrat e kabinetit me të cilin do të udhëheqë, përfshirë edhe programin qeverisës.