Nis seanca e Kuvendit, shqyrtohet Projektligji për pagën minimale

Kuvendi ka nisur mbajtjen e seancës, me pikat e rendit të ditës të mbetura nga seanca e 5 majit.

Në këtë seancë po bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.

Paraprakisht në këtë seancë u miratua Projektligji për Mbrojtjen e Konkurrencës.