Nis seanca e Kuvendit, në rend dite Komisioni Hetimor për menaxhimin e krizës energjetike

Kuvendi i Kosovës është mbledhur në seancë plenare.

Në rend të ditës në seancën e sotme është edhe propozimi i 40 deputetëve për caktimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës, shkruan Reporteri.net.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike, kërkuan që Komisioni Hetimor për energjinë të marrë përkrahjen dhe të votohet sot në seancë.

Si pasojë e mosformimit të këtij komisioni, partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), po bojkotojnë punën e Kuvendit të Kosovës.

Në seancën e fundit Kuvendit të Kosovës, nuk u arrit të futej në rend të ditës formimi i një komisioni hetimor parlamentar që do të kishte për qëllim hetimin e menaxhimit të krizës energjetike, si dhe shkeljet eventuale gjatë punësimeve së fundi në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK). Komisioni hetimor është inicuar nga Partia Demokratike e Kosovës.