Ka nisur seanca e jashtëzakonshme për shqyrtimin e pakos së ligjeve për sundim të ligjit dhe agjendës integruese evropiane me kontestim nga opozita.

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se kryeministri nuk e ka të drejtën të ftojë seancë të jashtëzakonshme për shqyrtimin e dytë të një ligji. Ka thënë se kjo punë i takon Kuvendit.

Shkelje kushtetuese e ka quajtur këtë thirrje deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu. Ka thënë se po ka ndërhyrje në pushtete të ndryshme. “Presidenti ndërhyn në qeveri e tash kryeministri në Kuvend”, ka thënë ajo.