Shkolla në Pejë

Nis restaurimi i ndërtesës së shkollës së parë shqipe në Pejë

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka njoftuar  se po restaurohet edhe një monument i rëndësisë së veçantë, ndërtesa e shkollës së parë shqipe në Pejë, që ndodhet në Qendrën Historike të qytetit.

Përmes një postimi në Facebook, ministri i këtij dikasteri ka thënë se ky monument është ndërtuar në gjysmën e dytë të shek. XIX-të.

Ai ka treguar vlerat që përmban ky monument.

“Monumenti që është ndërtuar në gjysmën e dytë të shek. XIX-të, në vete përmban përplot histori ndërsa përmes ndërhyrjeve do të ruaj vlerat e trashëgimisë kulturore që ka”, shkroi ai.

May be an image of 1 person

VIDEO BONUS: Obelisku New Born gati për t’u transformuar sërish për nder të 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë