Nis raportimi i inspektorit të përgjithshëm të AKI-së

Ka nisur mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrje të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ku po raporton Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë Burim Ramadani.

Mediat u lejuan të marrim vetëm pamje në fillim të mbledhjes.

Ramadani do të raportojë në këtë komision lidhur me hetimin e pretendimeve që ish-ushtruesi i detyrës së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, ka lënë kasafortat me dokumente konfidenciale hapur.

Kasaforta përmban dokumente shumë komplekse për sigurinë kombëtare. Po ashtu, pritet që në këtë raportim të flitet për sigurinë e përgjithshme në Kosovë.