Nis protesta e opozitës në Shqipëri (FOTO)

Ka nisur protesta e opozitës në Shqipëri.

Në mënyrë simbolike protestuesit e opozitës kanë vendosur fletët e votimit “Rama Ik” në një kuti votimit të vendosur para Kryeministrisë. Në mënyrë ironike për votimet e 30 qershorit, demokratët kanë vendosur fletët e protestës në kutinë 2 metra të lartë.

Kutia e madhe u mbajt nga të rinjtë që në fytyrë mbajnë masakat e protagonistëve të dosjeve 339 dhe 184, Vangjush Dakos, Damian Gjiknurit, Saimir Tahirit që dolën në përgjimet e BILD.

Kutia u ndoq nga disa gomerë të veshur me bluza me logon PS30 dhe po mbushet me “fletë votimi” ku shkruhet Rama ik.