Nis pastrimi i bulevardit në Skenderaj

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka njoftuar se ka filluar pastrimi i bulevardit “Ilaz Kodra” në Skenderaj, pas vërshimeve.

Nura në një postim në rrjetin social Facebook” tha shkruar se me kapacitete të plota në terren po iu përgjigjen situatës emergjente, ku përveç evidentimit dhe vlerësimit të dëmeve, si proces që po vazhdon, në disa pjesë të qytetit ka filluar edhe pastrimi nga ekipet e Kompanisë “Uniteti”, të cilat po e pastrojnë Bulevardin “Ilaz Kodra”.

“Do të ngrihemi sërish Skenderaj”, ka shkruar ai.