Nis ndërtimi i 117 serrave për fermerë të Rahovecit

Në Rahovec ka nisur projekti për ndërtimin e 117 serrave për fermerë.

Nga afër fillimin e punimeve e ka parë kryetari i komunës, Smajl Latifi, i shoqëruar nga nënkryetari Fatmir Iska, Rumir Zhuniqi, drejtor i DUPMM dhe Berat Duraku, drejtor i DBPZhR.

“Ne jemi të përkushtuar që të jemi pranë bujkut dhe ky është vetëm një nga projektet që e dëshmon një gjë të tillë”, ka thënë ndër të tjera kryetari Latifi, bën të ditur kumtesa për media