Nis ndërtimi i 117 serrave për fermer të komunës së Rahovecit

Gjatë ditës së Enjte, ka nisur projekti për ndërtimin e 117 serrave për fermer të cilët janë  përfitues. Nga afër fillimin e punimeve në këtë projekt të rëndësishëm për fermerët i ka parë nga afër kryetari i komunës, Smajl Latifi, i shoqëruar nga nënkryetari Fatmir Iska, Rumir Zhuniqi, drejtor i DUPMM dhe Berat Duraku, drejtor i DBPZhR.

Lidhur me fillimin e projektit kryetari Latifi u shpreh se sëbashku me ekipin, isha për vizitë te fermeri Selami Haxhimustafa në Rahovec, ku monitoruam implementimin e këtij projekti.

“Ne jemi të përkushtuar që të jemi pranë bujkut dhe ky është vetëm një nga projektet që e dëshmon një gjë të tillë”, ka thënë ndër të tjera kryetari Latifi.

Vlen të ceket se: Ky është viti i parë që është rritur sipërfaqja dhe kemi serra 1.5, 3 dhe 5 ari; Participimi nga fermerët do të jetë 20% e jo 25% sikur ka qenë në të kaluarën. Me kontratën që është lidhur, do të ndërtohen serra në sipërfaqe 3.5 ha në komunën e Rahovecit.